Sporti

Salah ka një kundëpërgjigje ndaj tifozëve të Manchester United, sqaron deklaratën e tij

04/20/2022 14:38
nga:Mergim Rreci

Një deklaratë e Mohamed Salah është bërë shumë e komentuar në rrjetet sociale.

Ai tha pas ndeshjes: “Ata na e bëjnë jetën më të lehtë në mesfushë dhe në prapavijë”, duke shkaktuar kritika të mëdha nga tifozët e Manchester United për nënçmim ndaj futbollistëve të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Salah është kundërpërgjigjur, duke shkruar: Doja të thoja se mesfusha jonë dhe mbrojtja jonë na e bëjnë të lehtë. Nuk po flisja për lojtarët e Manchester United të cilët i respektoj.

Salah u bë futbollisti i parë që i shënon 5 gola brenda një sezoni skuadrës së Manchester United.