Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndodhet për vizita në Ballkanin Perëndimor.
Kallas gjatë ditës së sotme pritet të vizitojë edhe Prishtinën zyrtare.
Vizita e Kallas vjen në një moment të vështirë për vendin pasi tash e tre muaj Kosova gjendet në ngërç institucional.
Në lidhje me vizitën e Përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, ka folur për “Gazeta Blic”, politologu, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se mesazhet që pritet të përcjellë sot Kallas në Kosovë janë zhbllokimi situates politike dhe dalja nga kjo krizë.
“Mesazhet që pritet të përcjellë sot Kallas në Kosovë mendoj se janë zhbllokimi situates politike dhe dalja nga kriza politike, duke krijuar një Qeveri stabile’
“Kjo Qeveri do shtyente perpara çështjet politike që kanë zvarritur Kosovën dhe janë vënë masat politike dhe ekonomike nga BE-ja. Dialogu Kosovë-Serbi domosdoshmëri për të ecur përpara” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.
Kryediplomatja e BE-së do ta qëndrojë në Kosovë më 22 maj, në kuadër të turneut rajonal që e ka nisur më 21 maj, me vizitë në Serbi.
“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, ka bërë të ditur BE-ja.
Para takimit me ta, shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë një konferencë për media, në Prishtinë, në pasditen e së enjtes.
Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson.
/Gazeta Blic/