Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me situatën që po ‘mbretëron’ aktualisht në Veriun e vendit, para zgjedhjeve të së dieles.
Ai theksoi se zgjedhjet atje duhet të mbahen vetëm nëse nuk cënohet siguria e përgjithshme e Kosovës.
“Mendoj që zgjedhjet duhet të mbahen ne Veriun e Kosoves, vetem nëse nuk cënohet siguria e përgjithshme e Kosovës, dhe për këtë ka mbështetje ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje solide të serbeve që jetojnë pjesën Veriore të Kosovës”
“Deri me sot nuk kemi pa atje kryeminstrin e Kosovës apo ambasadoret e Quintit të kenë shkuar për ti bërë thirrje qytetareve serb të marrin pjese në zgjedhje lokale, por, vetem kemi pas thirrje te ambasadave nga Prishtina, për të marr pjesë në zgjedhje”
Sadiku tha se ‘Lista Serbe’ po krijon panik tek qytetarër serb në Veri dhe se gjendja atje aktualisht është alarmante.
“Lista Serbe e mbështetur nga Vuçiq po krijon panik dhe frik per qytaret serb atje, gjendja në veri është alarmante aktualisht” tha Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Arbnor Sadiku, Analist
Organizata joqeveriatare që merret me monitorimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e procesit zgjedhor në Veri.
“Demokracia në Veprim” po përcjellë në vazhdimësi zhvillimet lidhur me zgjedhjet në katër komunat veriore, që janë paraparë të mbahen më 23 prill. Përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve dhe afateve për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjektet politike, në veçanti ato të komunitetit serb, nuk kanë shprehur vullnet për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Madje, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90% të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. #DnV vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.
Ata vlerësojnë se ka paqartësitë lidhur me shfrytëzimin e qendrave ekzistuese të votimit, emërimin dhe trajnimin me kohë të komisionerëve, bartjen e materialeve zgjedhore janë disa nga problemet kyçe me të cilat pritet të ballafaqohen trupat menaxhuese të zgjedhjeve.“Në përgjithësi, situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. Dorëheqjet e zyrtarëve policor serb në ato komuna, përbëjnë handikap të madh në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta” vlerësojnë ata.DnV sipas analizës së tyre po thonë se si rezultat i këtyre faktorëve, mund të pritet një mungesë e theksuar e interesimit të qytetarëve të komunitetit serb për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pritet të manifestohet edhe me dalje shumë të ulët në zgjedhje, që do të cenojë legjitimitetin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 23 prillit.“Marrë parasysh situatën e tanishme në terren, DnV vlerëson që rrethanat e tanishme, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta”, thanë nga DnV në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.
A duhet të mbahen zgjedhjet më 23 prill në veri të vendit?!- Deklarohen nga LDK-ja dhe AAK-ja!


