Lajme

A duhet të mbahen zgjedhjet më 23 prill në veri të vendit?!- Deklarohen nga LDK-ja dhe AAK-ja!

04/18/2023 18:31
nga:Y I

Më 23 prill qytetarët pritet t’i drejtohen kutive të votimit në katër komunat veriore të vendit, raporton Gazeta Blic.

Lista Serbe ka konfimuar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Javët e fundit në pjesën veriore ka patur disa incidente, ç’ka ka vendosur në pikpyetje mundësitë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shprehen kategorikisht kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ditën e diel.

Deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, tha për “Gazeta Blic” se zgjedhjet duhet të shtyhen pasi Lista Serbe vazhdimisht po krijon tensione.

“Ne si Grup Parlamentar e kemi dhënë deklaratën, kryetari i partisë,Ramush Haradinaj ka cekë që zgjedhjet duhet me u shty për shkak të rrezikshmërisë dhe për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Besoj se zgjedhjet kanë me dështu dhe kjo është një arsye pse ato duhet të shtyhen”, thotë ajo.

Bytyqi tutje u shpreh se mospjesmarrja e njerzve në votime nuk do t’i bënte legjitime zgjedhjet.

“Po shihet se ‘Lista Serbe’ vazhdimisht po krijon tensione dhe mendoj se ka për të patur edhe tensione të tjera ditën e zgjedhjeve. Nëse ka rrezikshmëri ndaj njerzve, mendoj se është e arsyeshme të shtyhen zgjedhjet. Gjithashtu mospjesmarrja e njerzve në votime nuk do t’i bënte legjitime këto zgjedhje”, deklaroi Bytyqi për “Gazeta Blic”.


Albana Bytyqi, Deputete e AAK-së

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës por shprehen pro mbajtjes sëz gjedhjeve me 23 prill në Veri.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha për “Gazeta Blic’ zgjedhjet sigurisht që duhet të mbahen pasi atje duhet me ushtru sovranitetin Republika e Kosovës.

“Zgjedhjet normalisht që duhet të mbahen, atje duhet me ushtru sovranitet Republika e Kosovës. Përgjegjësia është e kësaj Qeveria nëse ka ndarmarrë hapa të pakoordinuar me shtetet aleate dhe përgjegjësia bie totalisht mbi kryeministrin Kurti” deklaroi Bunjaku Rexhepi për “Gazeta Blic”.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, Deputete e LDK-së

Organizata joqeveriatare që merret me monitorimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e  procesit zgjedhor në Veri.

“Demokracia në Veprim” po përcjellë në vazhdimësi zhvillimet lidhur me zgjedhjet në katër komunat veriore, që janë paraparë të mbahen më 23 prill. Përkundër shtyrjes së disahershme të ditës së zgjedhjeve dhe afateve për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjektet politike, në veçanti ato të komunitetit serb, nuk kanë shprehur vullnet për të qenë pjesë e garës zgjedhore. Madje, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ku komuniteti serb përbën mbi 90% të popullsisë, nuk është regjistruar asnjë kandidat nga radhët e komunitetit serb. #DnV vlerëson se kjo situatë mund të cenojë legjitimitetin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet, pasi nuk garanton përfaqësim të drejtë të komunitetit serb”’, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.

Ata vlerësojnë se ka paqartësitë lidhur me shfrytëzimin e qendrave ekzistuese të votimit, emërimin dhe trajnimin me kohë të komisionerëve, bartjen e materialeve zgjedhore janë disa nga problemet kyçe me të cilat pritet të ballafaqohen trupat menaxhuese të zgjedhjeve.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në katër komunat veriore vijon të jetë e brishtë. Dorëheqjet e zyrtarëve policor serb në ato komuna, përbëjnë handikap të madh në garantimin e sigurisë, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. DnV rikujton që krijimi i një ambienti të sigurt është parakusht thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta” vlerësojnë ata.DnV sipas analizës së tyre po thonë se si rezultat i këtyre faktorëve, mund të pritet një mungesë e theksuar e interesimit të qytetarëve të komunitetit serb për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pritet të manifestohet edhe me dalje shumë të ulët në zgjedhje, që do të cenojë legjitimitetin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 23 prillit.“Marrë parasysh situatën e tanishme në terren, DnV vlerëson që rrethanat e tanishme, nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta”, thanë nga DnV në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”

 

Ish-kryetari i Mitrovicës: Lista Serbe do t’iu bëjë presion serbëve të mos dalin në zgjedhje, raste të dhunës s’do të ketë!

Sheholli: Lista Serbe s’do të krijojë probleme për zgjedhjet e 23 prillit, problemet do të fillojnë pas zgjedhjeve!