Dje dështoi për herë të 13-të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Nesër me 11 maj pritet të mblidhen sërish deputetët në tentativën e radhës për daljen nga ngërçi institucional.
Por analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për GazetaBlic, tha se nuk pritet ndonjë ndryshim konkret nga seanca e neserme, pasi që për të ndryshuar diçka së pari duhet të ndryshojë mendësia bllokuese e LVV.
Sipas tij një qeveri stabile e 4 vjeçare Kurti mund ta bëj aktualisht vetëm me PDK-në, pasi që LDK e refuzoi.
Sadiku thekson se Kurti duhet ta mendoj të ardhmen e Kosovës para fatit të partisë së tij.
“Nuk pritet ndonjë ndryshim konkret, pasi që për të ndryshuar diçka, së pari duhet ndryshojë mendësia bllokuese e LVV-së, dhe duhet pranu faktin se për një qeveri stabile e 4 vjeqare, mund të bëj aktualisht vetëm me PDK-në pasi LDK e refuzoi atë, Kurti duhet sillet si burrshtetas e jo si të ishte analist i sondazheve në kompaninë Gani Bobi, ta mendoj të ardhmen e Kosovës, para fatit të partisë së tij”, tha Sadiku për GazetaBlic.


