Sporti

Sacchi: Napoli po luan futboll modern, mund të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

10/14/2022 13:25
nga:E K

Arrigo Sacchi beson se Napoli mund të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Partenopei tashmë janë kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pasi i kanë fituar të katër ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një ekip i mrekullueshëm, ata luajnë futboll modern, duke sulmuar dhe mbrojtur me 11 lojtarë”, tha Sacchi për Gazzetta.

“Ndonjëherë ndjen se ata mund të luajnë me sy mbyllur. Ata e gjejnë njëri-tjetrin kaq lehtë dhe ky është rezultati i punës së Spalletit”, shtoi ai.

“Nëse të gjithë mbeten të përulur dhe nuk ndalojnë së vrapuari, ata mund të shkojnë deri në fund. Ndoshta edhe të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëse janë me fat në short”, tha ish-trajneri i Milanit.

/GazetaBlic Sport/