Mjekja pediatre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Afërdita Selmanaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se këtë vit ka patur një numër më të madh të virusëve.
Selmanaj tha se në këtë kohë nuk numër të lartë të fëmijëve të prekur me Covid-19.
Ajo tha se aktualisht në QKUK të infektuar me Covid-19 janë vetëm dy fëmijë të cilët janë të hospitalizuar.
“Sivjet kemi patur numër më të madh të virusëve, kemi patur virusin e gripin por tek moshat e vogla, virusin respirator. Tek moshat e vogla, simptomat më të zakonshme janë kollitje dhe temperaturë ndërsa tek fëmijët më të rritur shkon edhe me dhimbje fyti, dhimbje të muskujve, kockave, vjellje. Përveç këtyre simptomave kemi patur raste edhe me gastroenterite, pra fëmijë që kanë patur vjellje dhe barkqitje, fëmijë që kanë ardhur shumë të dehidruar dhe që kanë patur nevojë edhe për hospitalizim”
“Në këtë kohë nuk kemi numër të lartë të fëmijëve të prekur me Covid, momentalisht kemi vetëm dy të prekur prej këtij virusi dhe që janë hospitalizuar”
Selmanaj bëri thirrje që jo të gjithë fëmijë të drejtohen në QKUK.
Ajo tha se ata fëmijë me temperaturë 38.5 gradë mund të drejtohen në qendrën më të afërt shëndetësore që mos të bëhet ngarkesë në QKUK.
“Gjendja aktualisht është nën kontroll. Shumica e pacientëve vijnë nga Prishtina por raste më të rënda i dërgojnë edhe nga rajonet e tjera të Kosovës. Rekomandohet që të gjithë fëmijët të mos drejtohen në QKUK për një temperaturë 38-38.5, të dërgohen në qendrën më të afërt shëndetësore që e kanë sepse për ne është edhe mbingarkesë” tha Selmanaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Fluks pacientësh në klinikën e Pediatrisë në QKUK, 150 vizita vetëm në 24 orët e fundit


