Stina e pranverës sjell me vete edhe një sërë virozash të ndryshme.
Fëmijët dhe të moshaurit janë grup-moshat më të prekura nga viruset .
Mjekja pediatre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Afërdita Selmanaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka treguar se ditët e fundit ka patur shtim të fluskit të pacientëve në klinikën e pediatrisë.
Selmanaj tha se numri i pacientëve për 24 orë ka arritur në 150 ku 25 prej tyre janë hospitalizuar.
Ajo tha se mosha më e prekur është 0 deri në 3-vjeç.
“Këto ditë kemi patur shtim të fluksit të pacientëve, numri i pacientëve për 24 orë ka arrit 150 vizita, prej 20-25 janë hospitalizuar. Mosha më e prekur është mosha më e vogël deri në 3 vjeç sidomos fëmijët në kopshte dhe çerdhe”
Doktoresha Selmanaj tha se simptoma dominuese është temepratura e lartë mbi 39 gradë celcius.
“Prej simptomave dominuese është temperatura e lartë mbi 39 gradë celcius e cila ka zgjatur 3 deri në 5 ditë por kemi pas edhe raste që ka zgjat më shumë pra shtatë deri në dhjetë ditë. Disa prej këtyre fëmijëve kanë patur komplikacione, janë komplikuar me bronhit dhe bronhopneumoni”
Selmanaj tregoi se çfarë mjekimi duhet të përdoret në raste të tilla.
“Rekomandohet që të përcillet temperatura, që të jepen brufen, paracetamol, varet nga temperatura. Tek temperatura 38 dhe 38.5 fillohet me paracetamol ndërsa me temepraturë më të lartë mbi 39 këshillohet të përdoret Brufen. Rekomandohet gjithashtu të jepen sa më shumë vitamina dhe lëngje.Nuk preferohen antibiotikët përveç në rastet kur komplikohen dhe kemi mbivendosje të infeksioneve” tha doktoresha pediatre Afërdita Selmanaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”


