Sporti

Sa do të fitojë Messi tek Inter Miami? Pronari Jorge Mas zbulon shifrat

07/02/2023 21:22
nga:E K

Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami (edhe pse ende jo zyrtare) ishte bomba e kësaj pjese të parë të merkatos.

Një operacion që filloi tre vjet më parë, një e gjysmë prej të cilëve ishte shumë intensiv, me shumë biseda me Jorgen, babanë e Leos”, shpjegon Jorge Mas, pronar i ekipit që luan në MLS:

Isha në Katar për ta parë me fanellën e Argjentinës, kemi punuar shumë për të”, janë fjalët e tij për El Pais.

Sa do të fitojë Messi tek Inter Miami?

Nga PSG tek Inter Miami, pak do të kishin vënë dorën në zjarr. Nga ana tjetër, “Pleshti” e pranoi me dëshirë transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe falë një rroge më të lartë se ajo që paguhej në Paris.

Sa saktësisht? Vetë Mas e tregon: “Rreth 50-60 milionë në vit, kontributi i “Apple” dhe MLS ishte gjithashtu vendimtar”. Kohëzgjatja e kontratës ende nuk dihet.