Lajme

Rusia tërhiqet zyrtarisht nga Këshilli i Europës

11/22/2022 11:42
nga:Genita C

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dokument duke bërë zyrtare tërheqjen e vendit të tij nga Këshilli i Europës.

Putin nënshkroi një dekret për shkarkimin e Ivan Soltanovsky nga posti i përfaqësuesit të përhershëm të Moskës në organizatën me qendër në Strasburg. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass. /abcnews.al