Lajme

Rusia publikon provat se Ukraina po planifikonte sulm në Donbas

03/09/2022 08:32
nga:Donika Fetahu

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka pohuar se ka siguruar dokumente sekrete që, sipas saj, dëshmojnë se Kievi po planifikonte një sulm ndaj separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore.

Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se ministria ka publikuar gjashtë faqe me dokumente që “faktojnë” se Kievi po planifikonte një sulm ushtarak në rajonet rebele në Donbas të cilat janë të mbështetura nga Rusia.

Reuters ka thënë se nuk ka mundur t’i verifikojë dokumentet – të shkruara në gjuhën ukrainase – të cilat duket se përshkruajnë përgatitjet luftarake për njësitë ushtarake taktike.