Lajme

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit Herson

03/02/2022 08:55
nga:Q R

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e saj kanë fituar kontrollin e qytetit Herson, i cili gjendet në jug të Ukrainës.

Nëse Herson ka rënë, ai do të bëhet qyteti më i madh në Ukrainë në duart e rusëve.

Përgjatë natës është raportuar se trupat ruse janë parë në rrugët e qytetit dhe kryetari i Hersonit, ka thënë se stacioni i trenit dhe ai i portit janë pushtuar./rel