Sporti

Rusia nuk do të luajë as në Kampionatin Evropian 2024

09/20/2022 12:54
nga:Mergim Rreci

E penguar nga kualifikimi në Kupën e Botës 2022, Rusia gjithashtu do të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Këtë të martë, presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Pavlenko zbuloi se UEFA ka vendosur të ndalojë pjesëmarrjen e Rusisë në kualifikimet për Euro 2024 që do të luhet në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.

“Rusët nuk kanë asgjë për të përgatitur. Siç kërkohet nga ne, Rusia nuk do të jetë e pranishme në shortin e kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian më 9 tetor në Frankfurt. Të paktën deri në vitin 2024 nuk do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare”, ka zbuluar ai, në një publikim ku sulmon kërkesën për ndëshkim të Federatës Ruse nga Petrakov për shkak të komenteve për luftën.

/GazetaBlic Sport/