Një sulm raketor ka goditur infrastrukturë ushtarake në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, raporton Sky News, përcjell Gazeta Blic.
Në një postim në Telegram, Maxim Kozitsky tha se aktualisht nuk ka asnjë informacion për numrin e personave të vrarë apo të plagosur.
“Nuk ka informacion për të vdekur apo të plagosur. Shkalla e shkatërrimit është duke u sqaruar”, ka shkruar ai./Gazeta Blic/


