Lajme

Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev

03/15/2026 07:48
nga:G B

Të paktën 4 persona janë vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, nga sulmet ruse me raketa dhe dronë në rajonin e Kievit.

Sulmet janë kryer gjatë natës, tha kreu i administratës rajonale për kryeqytetin ukrainas, Mykola Kalashnyk.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike, dy prej të cilëve po i nënshtroheshin një ndërhyrjeje kirurgjikale, tha ai.

Sulmi goditi katër lagje, duke dëmtuar ndërtesa banimi, institucione arsimore, ndërmarrje dhe infrastrukturë kritike, shtoi Kalashnyk në një postim në rrjetet sociale.