Lajme

Rusia largohet nga Këshilli Evropian

03/10/2022 09:32
nga:Donika Fetahu

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë më në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar pas Ludftës së Dytë Botërore.

Kremili tha se anëtarët e NATO-s po minonin Këshillin e Evropës të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Në realitet marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e shënjuar me kontronotime, raporton TheGuardian.

Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës në vitin 1996, pas një aplikimi të Boris Jelcinit si pjesë e një përpjekjeje për të përfshirë tranzicionin e vendit drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të dukshme gjatë gjithë kohës. Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në organin prej 47 vendesh e ka delegjitimuar atë.

Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Dhe ata u pezulluan më parë në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.