Lajme

Rusia e kërcënon Perëndimin me një përgjigje të ashpër nëse i preken asetet e saj

04/28/2024 20:45
nga:G C

Zyrtarët rusë kërcënuan Perëndimin të dielën me një përgjigje “të ashpër” në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke premtuar sfida ligjore “të pafundme” dhe masa të rrepta.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do të dorëzonte kurrë territoret e sekuestruara nga Ukraina në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një koment të veçantë se ka ende shumë para të Perëndimit në Rusi që mund të jenë shënjestër e Moskës, shkruan Economic Times.