Një aktiviste e opozitës ruse, e cila bëri thirrje për protesta kundër luftës pasi Rusia nisi një operacion masiv ushtarak kundër Ukrainës, i tha Reuters se ajo ishte arrestuar nga policia të enjten.
“Unë u ndalova duke dalë nga shtëpia,” shkroi në Telegram Marina Litvinovich, aktivistja me bazë në Moskë. Ajo konfirmoi ndalimin e saj veçmas në një mesazh për Reuters.
Litvinovich u bëri thirrje rusëve më herët që të mblidhen në protestë në qytete të ndryshme ruse të enjten në mbrëmje.


