Lajme

Rukiqi: Pako e panikut

09/03/2022 16:56
nga:Gazeta Blic

Ish- kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj pakos ekonomike të prezantuar sot nga kryeministri Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai këtë pako e ka quajtur ai “pako e panikut”.

Reagimi i plotë:

Pako e panikut

Pako e prezantuar sot nga Kryeministri dhe Ministri i Financave, e nxitur dhe e nxituar nga presioni dhe paniku, ka per synim jo adresimin e problemit te inflacionit, por nje “paqe sociale afatshkurte”, pas menaxhimit amatoresk, me krizen energjetike dhe se fundmi me greven ne sektorin publik.

Sot, ne vend qe te shohim, nje plan serioz per parandalim te thellimit te krizes gjate muajve te dimrit, ne po shohim edhe nje veprim te rradhes te shperndarjes te parase publike pa asnje plan.

Per pako te tilla, te shperndarjes te parase, ne te majte e ne te djathte, nuk na nevojitet te kemi as Kryeminister e as Qeveri. Do te mjaftonte nje arkatar dhe nje zyrtar i thesarit.