Lajme

Rugova: Kurti ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimet, në opozitë përdori mjete jodemokratike kundër Asociacionit, tani e pranoi!

02/21/2023 18:24
nga:Y I

Ish-deputeti LDK-së, Naser Rugova, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me qeverisjen dy vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rugova është shprehur se pavarësisht pritjeve të mëdha që kanë qenë për këtë maxhorancë, rezultati është tepër i zbehtë.

Ai ka theksuar gjatë këtij dy vjeçari  nuk ka patur progres, ka ikje të madhe të profesionistëve shëndetësore, nuk ka reforma në ekonomi dhe shëndetësia është para kolapsit.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 sollën një Qeveri të  re me një maxhorancë që nuk kishte ndodh më herët në Republikën e Kosovës. Pritjet kanë qenë edhe të qytetarëve edhe të opinionit, mbase edhe të partnerëve tanë strategjikë për ndryshime për reforma dhe për një transformim jo vetëm të ekonomisë por edhe të gjyqësorit dhe komponentëve të tjerë që e bëjnë shtetin shtet. Premtimet kanë qenë enorme, edhe të partnerëve të koalicionit por edhe të gjithë atij grupimi ishin bashkë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 shkurtit . Por realiteti është krejt ndryshe, gjysma e mandatit qeverisës e kësaj maxhorance më e fuqishmja që nga zgjedhjet e para pas lirisë së K0sovës, nuk shohim progres, nuk shohim realizim premtimesh, situata në arsim është dukshëm më e zbehtë dhe e pashpresë se përpara se të vinte kjo Qeveri në pushtet, shëndetësia është para një kolapsi. Kemi një ikje të madhe të profesionistëve shëndetësorë, në veçanti e specialistëve të nivelit sekondar dhe terciar . Nuk kemi asnjë investim kapital që ka peshë nacionale, vazhdim të projekteve të qeverive të kaluara. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe reformave në ekonomi, ardhjen e investimeve të huaja direkte, statistikat flasin për një trende tejet negativ, nuk kemi asnjë investitor strategjik konkret që ka ardhë keto dy vite në Kosovë dhe ka bërë një ivestim të përmasave që kanë ndikim në zhvillimin e ekonomisë kombëtare por edhe bruto-produktit vendor” deklaroi Rugova për “Gazeta Blic”

Rugova e ka cilësuar të dështuar qeverinë e Albin Kurtit edhe sa i përket politikës së jashtne.

Ish-deputeti i LDK-së tha se nuk ka transparencë në procesin e dialogut dhe mungesë e një konsensusi nacional sa i përket kësaj teme.

“Sa i takon aspektit të politikës së jashtme  nuk kemi asnjë njohje  nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, madje ka informata dhe  propagandë edhe nga fqinji jonë verior janë tërhequr disa njohje. Varësisht se si prodhon politikë të brendshme një Qeveri, kjo reflektohet edhe në imazhin ndërkombëtar të vendit edhe në politikat e jashtme. Në aspektin e krijimit të unitetit funksional përballë dialogut tejet kompleks dhe problematik me Serbinë mund të them që kam pritur një dinamikë më të madhe nga vetë kryeministri i cili e udhëheq një Qeveri me mbi 50%, dhe realisht kemi një konfuzion dhe jotransparencë në procesin e dialogut në përgjithësi , një mungesë e unitetit funksional dhe një mungesë e një dialogu të brendshëm për konsensusin nacional sa i takon ketij problemi kompleks që mbase është kruciali në përmbylljen e etapës së fundit të shtetndërtimit në Kosovë, por edhe në ecjen tutje në integrimet evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe antarësimin e Kosovës në instituccionet ndërkombëtare që definitivisht janë të rëndësishme dhe janë kruciale që Kosova të jetë shtet normal dhe i barabartë me të gjitha shtetet e tjera” tha ai.

Rugova tha se Kurti ka ndryshuar edhe shumë nga qëndrimet e tij sa ishte opozitar, duke përmenduar këtu Asociacionin.

Ndërsa sa i përket planit franko-gjerman, ai potencoi se i njëjti duhet të merret serizoisht.

“Po vërej që kryeministri Kurti ka ndryshuar premtimet dhe parimet sa i takon edhe disa çështjeve sensitive që kanë të bëjnë me dialogun siç është krijimi i Asociacionit të komunave serbe, e ka kundërshtuar me kohë, ka organizuar protesta, ka përdorur edhe mjete jodemokratike kundër formimit të këtij Asociacioni dhe tani e pranoi dhe deklaroi në Kuvendin e Republikës së Kosovës se në një farë forme kishim një ultimatum nga partneret tanë strategjikë, lëre ose merre Asociaciacionin. Megjithatë propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të merret seriozisht, duhet të ndërtohet një unitet nacional sa i takon kësaj çështjeje edhe pse Presidentja edhe Kryeminsitri në njëfarë forme e kanë injoruar opozitën duke e konsideruar si jo shumë me peshë sa i takon ulsene në Kuvend”

“Dy herë i kanë ftuar me vonesë, se kanë bere hapa tutje dhe negociata jo transparente me Brukselin dhe partenreët tanë ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe prfaqësuesit e lartë të States Departament dhe administratës së SHBA-ve. Në këtë kuptim, tani Kurti ka hyrë në një fazë finale e cila duket të jete e komplikuar. Unë nuk  besoj se përkundër presioneve të mëdha ai do të marrë vendime kokë më vete pa konsultime me të gjithë akterët politikë në Kosovë me shoqeërinë civile, me përfaqësuesit e mediave me çarkun kulturor universitar dhe akademik të Kosovës të cilety janë injoruar fare sa i përket këtij procesi Një emërues i përbashkët i Qeverisjes dy-vjeçare të kësaj Qeverie është baras me një zbehje në sistemin e arsimit, në sistemin shëndetësor, në zhvillimin e ekonomik me mungesën e investimeve të huaja direkte etj” deklaroi Rugova në një intervistë për “Gazeta Blic”

Naser Rugova, Ish-deputet i LDK-së