Chelsea u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi në kohën shtesë.
Klubi londinez barazoi rezultatin 1:3 të ndeshjes së parë në 90 minuta dhe më pas Karim Benzema ka vendosur epilogun në 30 minuta shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger lavdëroi Modric dhe Benzema. Ai beson se të dy janë fajtorë për eliminimin e Chelseat.
“Në këto ndeshje, të gjitha gabimet dënohen. Para ndeshjes, shumë na shkruajtën, menduan se nuk mund të kalonim 3-0… Megjithatë, në fund vendosi klasi i Modric dhe Benzema”, tha Rudiger.
“Është pozitive që nuk u dorëzuam. Nuk ka shumë skuadra që mund të vijnë në Madrid dhe të dominojnë. Ne shënuam një gol, kontrolluam lojën, nuk pati panik… Ne bëmë më të mirën, por u ndëshkuam për gabimet tona”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


