Sporti

Ruben Dias për duelin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve: ‘I presim këto ndeshje me shumë gëzim’

03/10/2026 08:47
nga:L J

Ruben Dias ka shprehur entuziazmin e tij përpara ndeshjes së parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Qendërmbrojtësi i City pranon se mezi pret sfidën e garës kryesore të Evropës.

“Në fund të fundit është Liga e Kampionëve. Ne të gjithë e duam atë, njësoj si kur ishim fëmijë, kur ishim të vegjël. Ne duam të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve në mënyrë që të luajmë në këto ndeshje,

“Dhe kështu, i presim ato me shumë gëzim. Nga pikëpamja ime, me shumë lumturi, sepse ky është niveli në të cilin dëshiron të jesh.

“Dua të tregoj punën dhe të jem i mirë, i shkëlqyer, në nivelin më të lartë. Ndihem mirë. Ndihem i fortë. Jemi në të gjitha garat dhe tani jemi të përqendruar në ndeshjen tjetër,” tha Dias.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt luhet sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport