Rrustem Sumaj nga fshati Strellc i Epërm i Deçanit, ka nevojë për ndihmë, pasi është diagnostikuar me tumor në tru dhe shpresa e vetme mbetet operimi jashtë vendit, raporton Gazeta Blic.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se prej orës 09:00, do të nisë aksioni humanitar në qendër të Deçanit për të mbledhur ndihmat për shërimin e Rrustem Sumajt.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Bashkëvendasi ynë Rrustem Sumaj nga fshati Strellc i Epërm ka nevojë urgjente për ndihmën tonë. Ai është diagnostikuar me tumor në tru dhe shpresa e vetme mbetet operimi jashtë vendit.
Duke qenë se familja e tij nuk mund ta përballojë koston e lartë të operimit, bëjmë apel për solidaritet dhe humanizëm.
Nga sot, prej orës 09:00, do të nisë aksioni humanitar në qendër të Deçanit për të mbledhur ndihmat tuaja, të cilat do të shkojnë për shërimin e Rrustem Sumajt.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetës së tij.
BR


