Ish-deputeti i Kuvendit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, i ka dhënë disa këshilla për qeverinë Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se qeveria duhet të reflektojë menjëherë duke vendosur standarde të kjarta për të shmangur nepotizmin, keqpërdorim të aseteve kombëtare.
Mustafa ka shtuar se duhet të punojnë të gjithë me ngulm për respektimin e rendit ,ligjit,për normalizimin e vendit.
Shkrimi i plotë:
Qeveria duhet me vendosmëri të meret me detyrimet që i garanton ligji, fushata për ose kundër cilit do fenomen nuk duhet të bëhet me rrjete sociale nga pozitat zyrtare apo administrative.
Ne qytetarët do të bënim mirë të reflektonim dhe të reagonim me vendosmëri që jeta në vendin tonë të ketë kualitet dhe përspektivë më të mirë.
Të kërkojmë nga qeveria që të punojnë në ngritje të përgjegjësisë për secilën pozitë duke respektuar rendin dhe ligjin.
Qeveria e vendit duhet të reflektojë menjëherë duke vendosur standarde të kjarta për të shmangur nepotizmin, keqpërdorim të aseteve kombëtare…
Të kemi vendimmarrje të kjarta dhe institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zingjirin vendimmarrës.
Të gjithë ne me ngulm të reflektojmë në respektimin e rendit ,ligjit,për normalizimin e vendit.


