Lajme

Rrusta e PSD-së kritikon LDK-në për mungesën e grave në kandidaturat për kryetar komunash

07/10/2025 20:17
nga:Genita C

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ashpër ndaj Listës Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me kandidaturat e tyre për kryetarë komunash, të cilat sipas përbëhen kryesisht nga meshkuj, raporton GazetaBlic.

Ajo ka pyetur retorikisht:

“A nuk prezantoi tërë këto vite LDK gra në pozita të larta, meritore e punëtore? Sa fjalimi për këtë arritje që u kthye në zero.”