Ferizaj ka triumfuar në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Parë.
Skuadra e Arbnor Morinës ka triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Vushtrrisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë, skuadra e Ferizajt është e para në vendin e parë në tabelë, me 4 pikë para Vushtrrisë. Trajneri i kësaj skuadre, Samuel Nikaj ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ pas ndeshjes, atje ku tha se mungesa e sistemit VAR e ka penalizuar skuadrën e tij.
“Ka qenë një ndeshje me dy pamje, pjesa e parë e dominuar nga Ferizaj dhe pjesa e dytë e dominuar nga ne, kemi pasur raste por nuk i kemi konkretizuar. Gjatë gjithë kampionatit kam rënë dakord që maksimumi ynë është të arrijmë barazhin, kjo ka ardhur si pasojë e asaj që kam pa ndeshje pas ndeshjeje, pasi po të kishte Var në Ligën e Parë, ne do të ishim 5 deri në 8 pikë larg vendit të dytë. Gjithashtu, ndeshja e sotme po të ishte me VAR do të kishte një tjetër rezultat. Në vazhdim duhet të kapim barazhin matematikisht sa më shpejt dhe të mendojmë pozitivisht për finalen e parë“, tha Nikaj.
/GazetaBlic Sport/


