Real Madrid ka siguruar finalen e madhe të EuroLeague, pasi triumfoi 105-90 ndaj Valencias në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Skuadra madrilene zhvilloi një paraqitje të fortë dhe arriti të menaxhojë më mirë momentet vendimtare të takimit, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në finalen e kompeticionit më prestigjioz europian për klube në basketboll.
Valencia rezistoi në maksimumin e saj dhe tentoi të rikthehej në rezultat në disa raste, por përvoja dhe cilësia e Real Madridit bënë diferencën në fund.
Në finalen e madhe, Real Madrid do të përballet me Olympiacos, i cili më herët eliminoi Fenerbahcen në gjysmëfinalen tjetër.
/GazetaBlic Sport/


