Sporti

Rroca shënon gol të bukur në Turqi me Instabulsporin

04/19/2023 18:09
nga:L J

Rroca është dënuar shumë nga dëmtimet e shpeshta. Kjo e ka penalizuar jo pak rrugëtimin e tij te Instabulspori.

Në ditën e sotme mesfushori shqiptar është rikthyer te goli duke tundur rrjetën, ashtu siç ka bërë edhe në periudhën e tij më të artë te turqit.

Në ndeshjen e sotme Instabulspori po luan në shtëpi kundër Antalyaspor. Në minutën e 6 të takimit ishte Rroca që kaloi në avantazh ekipin e tij që po lufton për mbijetesë në këtë sezon.