Kuka tregon se ku po ngecin sportistët shqiptarë: Rrjetet Sociale, shisha, alkooli, pagjumëshia
Trajneri legjendar i sportit të xhudos, ka folur nga këndi si trajner se ku po ngecin sportistët kosovarë.
Trajneri me prejardhje nga Peja, ka përmendu disa faktorë që janë duke i lënë mbrapa sportistë të ndryshëm.
Pagjumësia, alkooli, shisha dhe rrjetet sociale janë disa nga pengesat që spo i lënë të zhvillohen sportistët kosovarë, sipas Kukë.
Postimi i plotë:
Nga këndi i trenerit …
Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë,rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!
Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por …
Lëndimet,rrjetet sociale,jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë,besa edhe shisha e konsumimi i alkoholit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!
Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!
Kjo po del tash problemi kryesor!
Gjenerata tjera,mentalitet tjetër.


