Analisti Shenoll Muharremi, ka thënë se Japonia dhe Euro Zona kanë parashikuar të rritjes vetëm 0.7% për vitin 2024, ndërsa Kosova 3.7 për qind, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se VV po krenohet me këtë grafikon, duke shtuar se ajo ose ia ka huqur sërish me faktet bazë rreth ekonomisë, ose po tenton t’i manipulojë qytetarët të informuar jo mirë për trendet ekonomike.
Postimi i tij i plotë:
Japonia dhe Euro Zona ka parashikim të rritjes vetëm 0.7% për vitin 2024. E Kosova 3.7%. LVV kishte lëshuar një komunikatë me grafikon me u krenu me këtë fakt. Çka nuk shkon këtu? Pse Japonia dhe Europianët janë më të dobët se Kosova? Apo mos LVV e ka huqur përsëri me faktet bazë rreth ekonomisë? Apo edhe më keq, mos është ky një tentim i radhës për manipulim të qytetarëve jo mirë të informuar për trendet ekonomike?
Shpjegim:
Inflacioni është faktori më i rrezikshëm i ekonimisë, ngjashëm sikurse kanceri në shëndetësi. Qytetarët e kuptojnë këtë më së miri se vitet e fundit ata janë ndier nën presion të jashtëzakonshëm financiar, shumë kanë migruar nga presioni socio-ekonomik (rreth 200,000 për katër vite).
Qeveritë e mençura sikurse ato kryesore të Euro Zonës apo ajo e Japonisë kanë adresuar këtë problematikë. Kosova nuk ka qenë proaktive në menaxhim të inflacionit. Rrjedhimisht, për të menaxhuar dhe ndalur inflacionin, qeveritë e mencuar kanë aplikuar intervenime të ndryshme, por kryesorja ka qenë rritja e normave të itneresit. Pse? Për shkak të shkatërrimi të kërkesës në treg. Nëse nuk ka kërkesë, cmimet/inflacioni nuk ka si të rritet. Qeveritë e Japonisë, Gjermanisë… Euro Zonës kanë sakrifikuar rritjet ekonomike të tyre për të frenuar inflacionin.
Kjo sakrificë e politikave ekonomike ka nënkuptuar që ekonomitë duhet të ngadalsohen (JO RRITEN) në mëmyrë që kërkesa të zbehet dhe të kontrollohet inflacioni. Për këtë arsye, politikat e qeverive të mencuara kanë arritur të ngadalsojnë ekonominë dhe si shifet qeveritë më të përsorura për ekonominë sikurse Japnia, Gjermania dhe Euro Zona kanë parashikim nën 1%. E Kosova jonë e paska 3.7% dhe me këtë po lavdohet partia në pushtet.
Kjo në terme ekonimike shpërqafë një injorancë rreth politikave ekonomike dhe një tendencë për manipulim me qytetarë duke demostruar pandershmëri për shkak se po rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe ekonomisë.
Fundja, ekonomitë e vogla dhe modeste, edhe nëse rriten 1000% e kanë efektin sa me i rritë 0.1% ekonomia e Japonisë. Performanca ekonomike e Kosovës duhet të vlerësohet me strukturën e saj dhe faktorët dhe indikatorët kyq ekonomik. E në këtë rast, dominon tregtira dhe kemi një deficit kronik të mallrave që arrinë -5miliardë në vit (100% rritjet vitet e fundit nga 2.5miliardë).
Fatkeqësisht, kjo përbënë 50% të të gjithë punës së bizneseve kosovare (BVP). Këtu ndoshta nuk nevojë me përmend Tregun e Punës ku rreth 700,000 persona në moshë pune janë jashtë saj, një kapital/resurs i humbur, i pashfrytëzuar. Ka shumë për tu folur rreth ekonomisë, por ky indikatorë 3.7% nuk është një që tregon shëndetin e ekonomisë së Kosovës, e as ambientin e biznes-bërjes dhe klimën e investimeve.


