Lajme

Rritja e pagave për sektorin publik, Shala: Marketing për fushatë zgjedhore

10/29/2024 19:38
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë për mënyrën se si po menaxhon ligjin e pagave dhe buxhetin e vendit, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se veprimet aktuale të Qeverisë nuk janë në përputhje me ligjin e pagave dhe parimet e ligjit për buxhetin, të cilat ende nuk janë miratuar.

Shala nënvizoi se rritja e pagave  për marketing elektorale para fushatave është jo vetëm i papranueshëm, por gjithashtu dëmton besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

“Nuk është në përputhje me ligjin e pagave, as me parimet e ligjit për buxhetin i cili ende nuk ka kaluar dhe në këtë relacion Qeveria e ka përdorur këtë si pjesë të marketingut për fushatë elektorale”, tha Shala për GazetaBlic.

Shatri: Rritja e pagave, një mashtrim i Qeverisë! Qytetarët do të mbesin me gishta në gojë!