Lajme

Shatri: Rritja e pagave, një mashtrim i Qeverisë! Qytetarët do të mbesin me gishta në gojë!

10/29/2024 18:31
nga:Genita C

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka kritikuar masat e shpallura nga qeveria për rritjen e pagave në sektorin publik, duke thënë se ato janë duke u përdorur si një fushatë politike.

Shatri në një deklaratë  për GazetaBlic tha se, Qeveria po mundohet që përmes këtyre veprimeve të përfitojë në zgjedhje.

“E gjithë kjo është propozuar duke filluar nga 1 janari, dhe nuk duhet të hyjë në ligjin për buxhetin. Këtu nuk e kanë rritur koeficientin, dhe duket se nuk kanë dashur që pagat të rriten për të gjithë, por vetëm për disa, për të përfituar gjatë periudhës zgjedhore,” deklaroi Shatri.

Ai gjithashtu e kritikon mënyrën se si është projektuar rritja e pagave.

“Mashtrim tjetër është se aty po thuhet që rritja në fillim të vitit do të jetë 55 euro, ndërsa në korrik 105 euro. Në të vërtetë, nuk shtohen 105 euro, por vetëm 55 të tjera. Këta e kanë lënë me dy kuptime, për t’i ngjallur apetitin qytetarëve, ndërsa në fund do t’i lënë me gishta në gojë,” kritikoi ai.

Eksperti i ekonomisë: Rritja ekonomike prej 3.9% nuk garanton këtë rritje të pagave, kjo më shumë asocion në blerje vote!