Lajme

Rritja e numrit të aksidenteve/ Eksperti i komunikacionit flet për ndikimin e ligjit të ri te ngasësit

06/11/2024 13:36
nga:N K

Njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth ligjit të ri të gjobave të komunikacionit.

Ai ka treguar se sa kanë ndikuar te qytetarët ky ligj.

“Me çka e di nuk ka rritje të gjobave, janë pothuajse të njëjta”, u shpreh ai.

Tutje, ai thotë se ka vetëdijësim të pakët tek ngasësit në komunikacion dhe kjo po shkakton aksidente.

“Mungesa e intelegjencës artificiale dhe vetëdijesimi i dobët te qytetarët ka shkaktuar dhe po shkakton aksidente në komunikacion”, deklaroi ai për Gazeta Blic.

Krahas kësaj, ai thotë se qytetarët gjithmonë ankohen kur është në pyetje puna e gjobave.

‘’Kur është puna te gjobat qytetarët ankohen, por institucionet duhet të bëjnë punën e tyre”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

 

Rritet numri i aksidenteve/ Policia tregon statistikat: 28 persona të vdekur për pesë muaj