Lajme

Rritet numri i aksidenteve/ Policia tregon statistikat: 28 persona të vdekur për pesë muaj

06/11/2024 10:49
nga:G B

28 persona kanë humbur jetën në 25 aksidente të ndodhura në Kosovë, në periudhën janar-maj 2024, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në përgjigjen e tyre për Gazeta Blic.

Sipas statistikave të Policisë, në Kosovë në këtë periudhë janë shkaktuar 8322 aksidente, një rritje e numrit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po ashtu, ka edhe rritje të numrit të tiketave të shqiptuara, ku për periudhën janar-maj 2024 janë shqiptuar gjithsej 292291, krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 260241 tiketa.

Më poshtë statistikat nga Policia e Kosovës për Gazeta Blic.