Lajme

Rritet interesimi i qytetarëve për të votuar në Shipol të Mitrovicës

11/09/2025 16:40
nga:Y I

Në shkollën “Shaip Grajqevci” në Shipol të Mitrovicës së Jugut është rritur numri i votuesve pasditen e sotme, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Atje ka radhë të gjata qytetarësh që po presin për të kryer obligimin e tyre kushtetues – për të votuar.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Nurije Hajdari, ka theksuar se deri pasdite gjithçka ka shkuar mirë në këtë qendër votimi.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë 6 mijë e 500 qytetarë, ndërsa deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 1 mijë e 500 persona.

Në rundin e parë të zgjedhjeve ishte raportuar për keqpërdorime të votave në Shipol.