Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka iniciuar moscion-mosbesimi për largimin e qeverisë Kurti nga pushteti.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka disa javë që ka nisur bashkëbisedimet me shoqërinë civile për të gjetur një rrugë për të dalë nga gjendja ku ndodhet vendi.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës(PDK) po shprehet se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend pa u shpërbërë kjo legjislaturë.
Po si do të arrijë opozita ta largojë nga pushteti, Albin Kurtin, kur dihet që nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend?
Publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se qëllimi i shumicës është të demostrojnë rrënjën e shumicës, pro pushtet në Kuvend.
Maliqi tha se po testohet gjithashtu lojaliteti i lëvizjes “Guxo” që tani po tenton me u shtri si parti.
“Qëllimi i opozitës ndoshta është me demonstru rrënjën e shumicës pro pushtet ne Kuvend, edhe pa Listën Serbe. Duan ta testojne lojalitetin e “Lëvizjes Guxo” qe tani po provon me u shtri si parti dhe të pakten Vjosa Osmani po është me e kujdesshme në kontakt me aletet strategjik”
Publicisti Maliqi deklaroi se nëse “Guxo” rreshtohet kundër veprimeve të Qeverisë, mund të krijohet shumica në Kuvend, pa Listën Serbe.
“Nëse Guxo rreshtohet kundër asaj ç’ka po bën Qeveria me alaetet, mund të krijohet shumica pa Listën Serbe. Llogariten edhe votat e të ikurve nga VV-ja që janë deputet të pavarun. Kështu mund të krijohet masa kritike kundër që kercënon pushtetin. Mjafton që të tregohet se Kurti nuk e ka me shumicën ne Kuvend edhe pa votat serbe. Vetëm se ende janë edhe paqartësi rreth unitetit të opozitës” deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi sërish ditën e djeshme se vazhdimi i qeverisjes së Kurtit është i dëmshëm për vendin.
Krasniqi tha se PDK-ja është e gatshme që në seancën e 27, ose atë të 28 korrikut të merren vesh për shpërndarjen e Kuvendit me mocion procedural.
“Nëse është kur të doni po iu lus hajde po shkojmë nesër, kemi seancë nesër dhe pasnesër në kuvend, unë jam i gatshëm që për 24 orë të merremi vesh me mocion procedural ta fusim shpërndarjen e kuvendit qysh të enjten, apo të premten dhe nëse janë kaq të sigurt po shkojmë në zgjedhje dhe le të flet qytetari dhe besoj se do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjmë”, tha Krasniqi mbrëmjen e djeshme raporton Gazeta Blic.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se subjekti politik që ai përfaqëson është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse ato do të shpalleshin nesër.