Lajme

Tahiri: Kuvendi në shtator duhet të nis me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

07/25/2023 13:12
nga:Gazeta Blic

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se Kuvendi kur të rikthehet në sesionin vjeshtor, qysh në seancën e parë duhet të nis me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Sipas Tahirit, AAK nuk e dëshiron rrëzimin e kësaj qeverie me votat e Listës Serbe, por rrëzimin e do me votat e shqiptarëve.

Tahiri tha se ka pasur takime me shefat e grupeve parlamentare opozitare, dhe presin që në shtator ta procedojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se në administratë shtetëore po ndodh diçka që sipas tij, nuk ka nodhur asnjëherë.

“Po e lëshojnë punën në sektorin publik, për shkak se ka ulje të pagave”, tha ai.

Sipas Tahirit, Qeveria po merret me tema të mëdha, që t’u ik skandaleve, si ai “Zdravko” dhe temat tjera./ Gazeta Blic