Sporti

Rrezikon Gjermania: Do e zhvillojë ndeshjen miqësore pavarësisht rastit pozitiv me COVID-19 në kampin letonez

06/07/2021 17:43
nga:E K

Gjermania do e zhvillojë ndeshjen e sotme miqësore ndaj Letonisë, edhe pse është paraqitur një rast pozitiv me COVID-19 në kampin e Letonisë.

Skuadra gjermane ka vendosur të rrezikojë duke e zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Letonisë sot nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Një zyrtar i Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) konfirmoi për Deutsche Presse-Agentur: “Derisa autoritetet shëndetësore të ndërmarrin veprime të mëtejshme, ne supozojmë se ndeshja do të zhvillohet siç është planifikuar”

Federata e Futbollit të Letonisë ka shkruar në Twitter se ata i kanë marrë masat e plota për të izoluar lojtarin nga pjesa tjetër e ekipit.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar lojtarin nga pjesa tjetër e ekipit, për të identifikuar dhe izoluar kontaktin më të afërt, për të sqaruar faktet dhe për të mbledhur informacione”

/GazetaBlic Sport/