Lajme

Rreth 105 kamionë me ndihma humanitare u futën në Gaza gjatë të shtunës

11/04/2023 20:22
nga:Y I

Rreth 105 kamionë me ndihma janë futur në Gaza ditën e sotme.

Kështu ka deklaruar Aekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Amani ku u takua sot me ministrat e Jashtëm të Lindjes së Mesme.

Megjithatë, ai e pranoi se niveli i furnizimeve që po arrijnë në Gaza, nuk mund të jetë i mjaftueshëm.

“Shtetet e Bashkuara janë “të fokusuara intensivisht” në dërgimin e ndihmave humanitare në rajon”, deklaroi ai teksa u përgjigjej gazetarëve që e pyet nëse po bën presion për ndalimin e luftimeve për të lejuar furnizimin me ndihma dhe karburant.

Po ashtu, Blinken përsëriti edhe një herë qëndrimin e SHBA-së, një armëpushim në këtë kohë nuk është veprimi i duhur pasi mund t’i krijojë mundësinë Hamasit që të riorganizohet.

/A2CNN/