Lajme

Rrënohet monumenti i kohës sovjetike në Letoni

08/25/2022 19:25
nga:Astrit Gashi

Një obelisk i diskutueshëm i gjatë 79 metra në Riga, kryeqyteti i Letonisë, është shkatërruar.

I stolisur me yje sovjetikë në krye, ky monument u përfundua në vitin 1985 për të përkujtuar fitoren e Ushtrisë së Kuqe ndaj Gjermanisë naziste, por kohët e fundit ishte bërë një pikë qendrore për mbështetësit e Rusisë, shkruan Skynews.

Rrënimi u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar dhe njerëzit brohoritën dhe duartrokitën ndërsa monumenti ra në një pellg aty pranë.

Letonia i është bashkuar një tjetër ish-pjese të BRSS, Estonisë, në shembjen e monumenteve sovjetike pas pushtimit të Ukrainës.