Lajme

“Rrena i ka këmbët e shkurta”

07/11/2023 14:37
nga:Mergim Rreci

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se në radhë të parë duhet të dorëhiqet Albin Kurti dhe ‘udhëheqësja shpirtërore dhe operacionale” e Mimoza Kusari-Lilas, Dejona Mihaili pas publikimeve të audio incizimeve një ditë më parë.

Një ditë më parë janë publikuar disa audio incizime ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Mimoza Kusari është e përfshirë një një bisedë me Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe ku thuhet se ajo ka zhvilluar gjithashtu edhe një bisedë me Milan Radojqiq.

Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë kohore kur është zhvilluar biseda mes Kusari-Lilës me Simiq (qershor 2022), ishte koordinatorja e komiteteve në LVV, Dejona Mihaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Elmi Reçica për shkëmbim mesazhesh me Slavko Simiqin.

Elmi Reçica në një intervistë për Radio Dukagjinin, ka thënë se qysh pas publikimit të audio incizimeve, të hënën ka postuar në Facebook atë çfarë kishte shkruar Dejona Mihaili për të.