Machester City dhe Inter janë dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin tutje.
Skuadra angleze triumfoi me rezultat 7 me 0 ndaj Leipzig, në një mbrëmje që ishte e dedikuar për Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport.
Norvegjezi shënoi pesë gola personal në këtë takim, duke u bërë futbollisti i tretë pas Leo Messit dhe Luiz Adrianos që e bën këtë gjë.
Dy golat e tjerë për skuadrën e Pep Guardiolas i shënuan Gundogan dhe De Bruyne, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 8 me 1.
Në anën tjetër, Interi siguroi kalimin tutje pas barazimit me Porton, në Portugali. “Neruazzurëve” iu mjaftoi fitorja minimale prej 1 me 0, fitore kjo e arritur në Itali.
Të dy skuadrat do të mësojnë kundërshtaret e tyre me datën 17 mars, kur edhe do të hedhet shorti.
/GazetaBlic Sport/


