Sporti

Rrahmani po vazhdon me paraqitje fantastike në Rumani: Dua 20 gola këtë sezon dhe titullin

02/29/2024 10:01
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është thjesht i pandalshëm këtë edicion në Superligën e Rumanisë.

Rrahmani ishte deçiziv dje në fitoren e Rapid Bukureshtit ndaj UTA Rad, pasi realizoi dy gola dhe ndihmoi ekipin drejt tre pikëve mjaft me rëndësi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar pas ndeshjes tha se ai dëshiron të realizon 20 gola këtë stinor me fanellën e Rapidit.

“Kam edhe 9 për të arritur 20 gola. Dua të shënoj më shumë se 20 gola. Por para së gjithash dua të marr titullin me Rapid. Ne e morëm ndeshjen lehtë pas 2-0, por më pas u ngritëm dhe luftuam. Unë shënova për 3-1 dhe atëherë gjithçka përfundoi, gjëja e rëndësishme është të luftosh.

Është shumë e rëndësishme që të kemi tifozët pas nesh, ata janë lojtari ynë i 12-të”, tha Rrahmani, për Digi Sport.

/GazetaBlic Sport/