Ballkani është shumë afër arritjes në fazën e grupeve të Conference League.
Skuadra nga Suhareka mposhti në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të Play Offit skuadrën e BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani në “Klan Kosova” komentoi arritjet e Ballkanit duke thënë se është krenar me këto arritjet të ish skuadrës së tij.
“Jam krenar që Ballkani është me një këmbë në grupe, dora e trajnerit Ilir Daja vërehet me taktikat dhe strategjitë e tij. Edhe pse s’jam aty e di që ai nuk do i lejoj lojtarët të ndihen komod. Shpresoj që të kenë suksese edhe më të mëdha në grupe“, tha Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


