Sporti

Rrahmani i dëshpëruar me humbjen ndaj Gjeorgjisë: Është e dyta humbje më zhgënjyese pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut

10/13/2021 00:10
nga:Lorik J

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është ndarë tejet i zhgënjyer me humbjen ndaj Gjeorgjisë.

Rrahmani shtoi se është dëshprimi kjo humbje pasi janë futur për fitore dhe është ndeshja e dytë më zhgënjese e Kosovës pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kemi luftuar për fitore dhe kemi provuar të japim maksimumin, në fund doli që ndoshta nuk e kemi dhënë maksimumin, po ashtu nuk shfrytëzuam të gjitha rastet dhe në fund e humbëm ndeshjen. Është kjo një nervozë dhe është normale që dhemb shumë. Nuk e di se çfarë ndodhi të goli i parë.

Kjo është humbja e dytë më zhgënjyese e Kosovës pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut. Tani ne kemi edhe ndeshjen me Greqinë dhe atje duhet të provojmë të kërkojmë fitoren sepse nuk kemi më arsye për arsyetim”, tha Rrahmani.