Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” luajtën baras me rezultat 0-0 në një ndeshje që në pjesën e dytë kishte iniciativë të plotë nga ana e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Edon Zhegrova arriti që të tund portën e Rumanisë në minutën e 69’të me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR.
Pas ndeshjes për media foli kapiteni, Amir Rrahmani i cili tha se Kosova nuk po ka fat në ndeshje duke potencuar se sot gjendja e fushës ia mohoi ekipit që ta tregonte kualitetin e vet.
“Na mungoi goli, pasimi i fundit dhe goditja e fundit, e dhamë maksimumin, ishte e vështirë. Kemi pritë që fusha do jetë në gjendje të rëndë, por nuk e dinim që do ishte kaq keq, topi nuk qarkullonte mirë. Po të kishim fat tani do kishim 9 pikë. Në këto lloj fushash nuk mund ta shprehim kualitetin tonë. Nuk do dorëzohemi pasi kemi ende ndeshje, po japim maksimumin, po na penalizon fusha. Këto rezultate nuk tregojnë pasqyrimin e lojës tonë në fushë”, tha Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


