Lajme

Rrahje afër një qendre të votimit në Kllodernicë të Skenderajt

10/17/2021 15:44
nga:Y I

Një incident ka ndodhur afër një qendre të votimit në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Lajmi.net mëson se afër një shkolle e cila po shërben si qendër e votimit, ka ndodhur një rrahje, mirëpo nuk dihet se cilat grupe apo persona kanë qenë të përfshirë, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në lidhje me këtë ngjarje kanë informacione, mirëpo ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për rrahje apo për diçka tjetër.