Dy persona janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë.
Sipas policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Raportohet për lëndime të trupore të cilat kanë mare palët gjatë konfrontimit fizik në mes tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


