Sporti

Ronaldo me mesazh të fuqishëm pas fitores ndaj Turqisë: Asgjë nuk ka përfunduar, duhet të jemi të fokusuar në finale

03/25/2022 08:52
nga:Mergim Rreci

Portugalia bëri një tjetër hap drejt Kupës së Botës 2022, duke mposhtur Turqinë (3-1), në gjysmëfinalen e play-off kualifikues evropian.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të shprehur kënaqësinë e tij, por la një paralajmërim për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, përcjell GazetaBlic Sport.

“Hapi i parë është hedhur drejt objektivit tonë të madh, drejt Kupës së Botës 2022. Asgjë nuk është fituar, asgjë nuk kemi arritur. Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë serioze dhe të fokusuar, duke respektuar kundërshtarin por gjithmonë duke besuar në aftësitë tona.Forca Portugalia”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)