Sporti

Ronaldo kujton prezantimin te Al-Nassr: “Ishte një nga momentet më të mira që kam jetuar në futboll”

06/01/2023 16:05
nga:E K

Në fund të sezonit të tij të parë në Al Nassr, Cristiano Ronaldo kujtoi ditën e prezantimit të tij, kur u prit në stadiumin Mrsool Park, në Riad, nga më shumë se 25,000 tifozë, si një nga momentet kryesore të karrierës së tij si futbollist.

Mbaj mend ditën e parë, isha pak nervoz. Stadiumi ishte plot, isha me familjen time, në një ambient të ri. Tani është krejtësisht ndryshe. Jam më i qetë, më i përshtatur. Janë kujtime të mira”, deklaroi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Prezantimi, në ditën e parë, ishte fantastik. Ishte diçka që e prisja sepse edhe për fansat ishte një ditë e veçantë, jo vetëm për mua dhe familjen time. Por ishte një ditë ndryshe, u befasova shumë. Ishte fantastike në shumë mënyra. Për mua, ishte një nga momentet më të mira që kam përjetuar në futboll. Kur ke një prezantim të tillë, ke gjithmonë kujtime të mira”, thekson ylli portugez.

/GazetaBlic Sport.